Zviceranët kundër heqjes së taksës prej 480 dollarësh në vit

662
Zviceranët i kanë thënë masivisht “JO” heqjes së taksës për Televizionin Publik.
Rezultatet e referendumit të së dielës treguan se mbi 71% e banorëve të vendit ishin kundër nismës për heqjen e taksës dhe komercializimit të rrjetit të Televizionit Publik.
Radiotelevizioni Publik zvicerian transmeton në 4 gjuhët që fliten në hapësirën territoriale të vendit.
Por ky vend ka taksën televizive më të lartë në Europë, rreth 480 dollarë.
Por megjithatë, me ndryshimet e reja në ligjin për median publike pritet reduktimi i taksës përgjatë viteve të ardhshme.
Sigal