Zvicër / Parlamenti miraton martesat midis gjinisë së njëjtë

250
Sigal

Parlamenti i Zvicrës ka miratuar të premten martesat midis të njëjtës gjini.

Pas këtij vendimi Zvicra bëhet pjesë e disa vendeve europiane të cilat mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Partia e krahut të djathtë, Unioni Demokratik Federal ka dalë kundër dhe ka njoftuar se do të mbajë një referendum mbi këtë. Kësisoj pritet që të shihet edhe reagimi i popullsisë zviceriane mbi këtë ligj.

Zvicra është një nga vendet e pakta europiane ku martesa mes gjinisë së njëjtë nuk ishte e ligjshme. Në Zvicër lejohet që çiftet homoseksuale të identifikohen si “partneritete të regjistruara”, por kjo nuk siguron të njëjtat të drejta si martesa.