Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë, tregon portretin e vogëlushes: Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg

132
Sigal

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, është bërë baba për herë të tretë. Zuckerberg ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ndau edhe foton e të sapolindurës.

“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Je një bekim i vogël”-ka shkruar ai në Instagram dhe në të njëjtën kohë ka postuar një foto të gruas së tij dhe të foshnjes.

Kujtohet se themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan kanë dy fëmijë të tjerë, Maxima shtatëvjeçare dhe August pesë vjeç.

Lajmin për shtatzëninë e bashkëshortes së tij, shefi i Facebook e kishte bërë të ditur në shtator të vitit të kaluar.

Ai shkroi, “Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm“. Në foto, Zuckerberg vendosi dorën e tij mbi barkun e Chan.