Zhan Klod Junker kreu i KE-së fiton pavarësisht opozitës britanike

370
Sigal

Zhan Klod Junker është kreu i ri i Komisionit Evropian. Presidenti i ri KE-së u votua nga 422 eurodeputetë, nga 729 që janë në total në Parlamentin Evropian.
Ai u mbështet pavarësisht kundërshtimeve që kishte nga kryeministri i Britanisë së madhe Devid Kameron. Në fjalën e tij Junker tha se Komsioni nuk do të jetë thjesht një organ i unionit por një “trupë politike”. Duke folur për Euron, ai the se është kjo monedhë që mbron Evropën dhe evropianët.
Si rrallëherë për votimin e tij u përdoru metoda e vjetër me kuti votimi dhe e fshehtë duke shmangur votimin e hapur dhe atë elektronik.
Juncker është “patatja e nxehtë” mes Londrës dhe Berlinit. Britania e cilëson atë si tepër centralizues, ndërsa Berlini dhe mbështetësit e tjerë të tij thonë se propozimet për rritjen e kompetencave të strukturave të përbashkëta të BE-së nuk do t’u imponohen vendeve anëtare dhe se ato do të jenë të lira të zgjedhin nëse duan apo jo t’u bashkohen nismave të tilla. Juncker do të marrë detyrën e tij në krye të Komisionit Europian në muajin nëntor, atëherë kur përfundon mandati i kreut aktual, Jose Manuel Barroso.