Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, Trump: E kam vendosur se kush do jetë zv.Presidenti

21
Sigal

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president, Donald Trump, thotë se ka vendosur se cili do të jetë kandidati për zv.President në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, por pa bërë publik emrin e tij.

Kur u pyet nga një gazetar nëse ai e kishte vendosur apo jo, Trump u përgjigj: “Në kokën time, po”. Kur u pyet nëse dikush e dinte përzgjedhjen e tij, ai tha: “Jo, askush nuk e di”.

Trump udhëtoi në Filadelfia, Pensilvani, për një paraqitje në fushatë dhe gjithashtu u ndal në një restorant atje. Në restorant ai u prit me ovacione nga mbështetësit dhe iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve.

78-vjeçari dëshiron të sfidojë presidentin aktual demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit. Biden po kandidon sërish në zgjedhje me zëvendësen e tij, Kamala Harris, e cila – ashtu si vetë Biden – po përballet me vlerësime të dobëta të popullaritetit.

Trump prej muajsh u ka dhënë dorë të lirë spekulimeve se kë do të sjellë në krah si zëvendëspresident.