Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Clinton: Nuk më intereson më se çfarë thotë Donald Trump

478
Sigal

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka thënë se asaj
nuk i intereson më se çfarë thotë rivali i saj republikan, Donald Trump por se
do të fokusohet në çështjet e vendit.

“Kam debatuar me të për orë të
tëra”, ka thënë ajo duke kujtuar debatin e disa ditëve më parë.

“Dhe madje as nuk do t’i
përgjigjem më atij”, ka thënë Clinton duke iu referuar Donald Trumpit.

Ndërsa Trump gjatë një mitingu në
Gettysburg ka premtuar se do të lobojë për negociata të reja lidhur me
ndryshimet klimatike.

16 ditë para zgjedhjeve, Trump ka
qenë shumë i fokusuar në polemikat lidhur me fushatën e tij.

Të shtunën, ai premtoi përsëri se
do të padisë çdo grua që e kishte akuzuar atë për sulme seksuale ose sjellje të
papërshtatshme.