Kryeministri Rama: Kemi ndërmarrë reforma të thella për të bërë shtet

585
Sigal

Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri
i vendit Edi Rama është ndalur të reformat e ndërmarra. Sipas Ramës, gjatë tre
viteve qeveria e tij është angazhuar për reforma të thella për të bërë shtet.
Rama theksoi se ka pasur skeptikë, të cilët nuk besonin se këto reforma mund të
arriheshin.

“Prej tre vjetësh jemi angazhuar në një proces reformash të
thella, për të bërë shtet. Reforma të cilat, askush përpara nesh, jo thjesht
nuk i nisi, por as nuk mendoi se mund të bëheshin. Sepse, sot e besoj
përfundimisht, ata që qeverisnin më parë, nuk kishin si t’i dinin peripecitë e
këtyre reformave të vështira përderisa nuk e besonin as vetë se Shqipëria mund
të bëhej.

Në një vend ku drita e semaforit ka të njëjtën ngjyrë si për
njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe për njerëzit me pushtet. Ata nuk e besonin se
Shqipëria mund të bëhej një vend ku mund të ndalohen njëherë e mirë ndërtimet
pa leje në tokën e shteti apo në tokën e tjetrit, ose bëhet ky vend ku mund të
ndalohet duhani në vendet publike. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej
një vend ku të paguhej nga të gjithë energjia që konsumohej.

Sot qeveria është gati të spostojë nga buxheti i shtetit në
buxhetet familjare të punonjësve dhe pensionistëve plot 100 mln dollarë. Kjo
është me herë, shumë më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion të familjeve
në një vit të vetëm për rroga dhe pensione. Qeveria e mëparshme ndau nga
buxheti i shtetit për rroga dhe pensione 124 milionë dollarë në 8 vjet. Ndërsa
ne jo vetëm ndajmë në një vit buxhetor 100 mln dollarë, por duke llogaritur
edhe 100.4 mln dollarë që janë ndarë në këto tre vjet nga ulja e taksës mbi
rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e
ardhshëm arrijmë që falë kësaj faze të parë të reformave të spostojmë në
buxhetet familjare dhe pensionistëve 240. 4 mln dollarë brenda një mandati të
vetëm”, theksoi Rama.