Zgjedhjet komunale në Serbi, Vuçiç shpall fitoren në Medvegjë

434
Sigal

Partia Progresive Serbe (SNS) e kryeministrit serb Aleksander Vuçç ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet komunale në Medvegjë.
“Sot është një fitore e bindshme në Medvegjë”, ka thënë Brand Djuric.Ai ka thënë se kjo është një zonë me rëndësi strategjike për ta dhe qysh nga nesër do të nis të mendoj për këtë regjion. “Këtë fitore do ta rikthejmë në fitore për tërë regjionin”, ka shtuar Djuric, transmeton zeri.info.
Presidenti i Komisionit Zgjedhorë në Medvegjë, Zoran Radenovic ka thënë se në rezultatet e para tregojn se SNS janë shumë para partive tjera. “Pritet që ky trend të vazhdoj” ,ka thënë Radenovic, transmeton zeri.info.
Për 35 karrige të këshillit komunale në Medvegjë po garojnë tri parti serbe dhe dy shqiptare ku të drejtë vote kanë pak më shumë se 10 mijë persona.
Kujtojmë se shqiptarët e kësaj komune janë penguar sot gjatë ditës autoritetet serbe për kaluar kufirin në Mutivodë për të shkuar që të votojnë.