Sulmi me armë në Strasburg, arrin në 5 numri i të vdekurve

491
Sigal

Numri i të vdekurve nga sulmi me armë në qytetin e Strasburgut ka arritur në pesë, njoftoi zyra e prokurorit të Parisit.

Vëllai e identifikoi viktimën si Barto Pedro Orent-Niedzielski, një 36 vjeçar i lindur në Poloni.

I dyshuari në sulmin e së martës së kaluar, Cherif Chekt, u qëllua për vdekje nga policia të enjten (13 dhjetor).

Katër anëtarë të familjes së tij u liruan të shtunën dhe dy të tjerë të dyshuar u liruan të dielën.

Vetëm një person tjetër ka mbetur në paraburgim.