“Unë kam qenë gati prej tre vitesh të dialogoj me Rusinë, por ata nuk janë gati për paqe.”
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Presidenti e tha këtë në një konferencë shtypi në Kiev së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.
Ukraina shprehet e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës për një kalim të sigurt nga Mariupol.
Zelensky tha se ka rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.
Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur.






















