Zelandë, shkon në 16 numri i viktimave nga vullkani

394
Sigal

Numri i viktimave pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e re ditën e hënë(9 dhjetor) ka shkuar në 16.

Një person i cili u dërgua në Australi për trajtim ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Të paktën 20 persona të tjera janë duke marrë shërbime mjekësore si pasojë e djegieve nga shpërthimi.

Policia e Zelandës ka ndaluar operacionin e shpëtimit për 2 persona të mbetur në White-Island pasi nuk arritën t’i lokalizonin.

“Nuk kemi gjetur më trupa në atë zonë” – shprehet zëvendës shefi i policisë.

Forcat ushtarake dhe zhytësit po vazhdojnë ende kërkimin në ujërat rreth ishullit ndërkohë që prej të hënës nuk ka pasur aktivitet vullkanik me pasoja serioze.

Turistë të hënën ishin duke vizituar ishullin kur nga nëntoka u çliruan papritur gaze të nxehta vullkanike që dogjën edhe 8 të tjerë.

Zelanda e Re ka 12 vullkane të shtrirë përgjatë pllakave tektonike të Australisë dhe Paqësorit, nga të cilët ai i Uajt-Ajlëndit është aktualisht më aktivi.