Zelandë e Re/ Tërmet me magnitudë 5.6, kryeministrja ishte në intervistë live, si e kaloi momentin e sikletshëm

274
Sigal

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte duke u intervistuar drejtpërdrejt në Televizion mëngjesin e të dielës, kur i gjithë vendi u godit nga një tërmet me fuqi të konsiderueshme.

Lëkundjet mund të shiheshin qartë edhe në videon e mëposhtme dhe Arden për një moment u duk e trazuar, por e kaloi shpejt dhe vazhdoi intervistën duke thënë se ishte në një vend të sigurtë dhe se nuk gjendej poshtë ndonjë llambe të varur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit, Wellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime në njerëz.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtuquajturën “Unazë e Zjarrit” në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet shpesh nga tërmetet.

Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla.