Babë e bir kultivonin kånabis, arrestohet 58-vjeçari, në kërkim djali i tij

309
Sigal

Mëngjesin e sotëm uniformat blu kanë prangosur një 58 vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim djalin e tij pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi policisë:

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari dhe shpallet në kërkim djali i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar kånabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.