Zbulohet identiteti i xhihadistit të maskuar që kërcënoi Britaninë e Madhe

498
Xhihadisti që është shfaqur në videon e fundit të Shtetit Islamik duke kërcënuar Britaninë e Madhe, mund të jetë shtetas anglez i quajtur Siddhartha Dar, i cili në vitin 2014 kishte shkuar në Siri, raporton BBC. Duke cituar burime zyrtare, BBC raporton se pas publikimit të videos kanë filluar hetimet kundër tij. Xhihadistët e ISIS i janë drejtuar gjatë të dielës me një video Britanisë së Madhe, duke e kërcënuar dhe duke ekzekutuar pesë persona. Në këtë video një xhihadist i maskuar i drejtohet britanikëve duke folur në gjuhën angleze.

Por një numër i madh i njerëzve mendojnë se bëhet fjalë për Siddhartha Dar, ka bërë të ditur një burim i transmetuesit publik. Dar 31-vjeç ishte arrestuar në shtator të vitit 2014 së bashku me tetë persona tjerë, për mbështetjen e dhënë Al-Muhajirun (myslimanët kundër kryqëzatave), aktiviteti i të cilëve ishte ndaluar në vitin 2011 në Britaninë e Madhe. Dar ishte liruar me kusht, por kishte arritur të ikë nga vendi së bashku me familjen e tij për të vazhduar jetën në Siri.
Sigal