Zbogar: Gjykata Speciale nuk do të gjykojë UÇK-në

469
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Gjykata Speciale do të funksionalizohet sapo të përfundojë finalizimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Holandës.
Sigal

Në “New Bugajski Hour” në RTK1, Zbogar ka thënë se Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë UÇK-në por individët që dyshohen se kanë kryer krime gjatë luftës.

“Kjo nuk ka të bëjë me UÇK-në dhe nuk është kundër saj. Gjykimet do t’i gjykojnë individët. Kur të qartësohet kjo e në interes të Kosovës është të qartësohet, kosovarët do të kenë edhe më shumë të drejte që të gjitha krimet e kryera gjatë luftës të qartësohen”.