Zaev: Zgjedhja e ministrave një hap deri në ndryshimet demokratike në Maqedoni

437
Zgjedhja e Qeverisë kalimtare, ministrave të rinj të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe të tre zëvendësministrave me të drejtë të vetos është vetëm edhe një hap pas rrugës së pandalur që do t’i sjellë ndryshimet demokratike në Republikën e Maqedonisë. Kështu deklaroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas seancës kuvendore për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e 2 qershorit/15 korrikut. “Detyra e këtyre personave janë që të jenë kontrollorë të gjithë procesit dhe ta garantojnë vullnetin e lirë të qytetarëve, përcaktimi lirshëm i shprehur në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zaev. Më 24 prill, për kur janë caktuar zgjedhjet parlamentare, lideri i LSDM-së tha se do të kthehen vlerat kushtetuese dhe ekonomike, për të cilat të gjithë angazhohen.

“Kjo sot paraqet një hap drejt përcaktimit të përhershëm të demokrati në vendin tonë e kryesuar nga LSDM-ja dhe opozita”, deklaroi Zaev. Lideri i LSDM-së tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 24 prill vitin e ardhshëm. “Nuk do të jem kryetar komune për shkak se do ta fitoj nderin që ta udhëheqë Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zaev. Zaev tha se përgjegjësi politike në qoftë se ka incidente në zgjedhje, LSDM-ja do të ketë në pajtueshmëri me participimin në Qeveri. “Të gjithë jeni dëshmitarë se në Maqedoni ekzistojnë ligje, por në periudhën e kaluar gjatë zgjedhjeve ato nuk praktikoheshin në praktikë. Kemi hyrë në këtë Qeveri që ta garantojmë vullnetin e shfaqur të lirë të qytetarëve. Absolutisht në pajtueshmëri me participimin e saj e atillë do të jetë edhe përgjegjësia për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, deklaroi Zaev. Grupi i deputetëve të LSDM-së sot nuk votoi për ministren e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovsla Tomovska dhe Timço Mucunski për shkak se, siç tha Zevi, kjo nuk është qeveri koalicioni me VMRO-DPMNE-në por rezultat i arritjes së marrëveshjes politike.
Sigal