Xhemal Velzaj/ Ballkani-Kohëra të reja, shpresa të reja

565
Sigal

Ballkani është i njohur në histori edhe si fuçi baruti

Gjatë rrjedhës së historisë shekullore fatet e vendeve të ballkanit kanë qenë pothuajse të përbashkëta; marrëdhëniet midis tyre kanë qenë të shumta e të shumëllojshme, këto duke filluar nga traditat, kultura, folklori, doket e zakonet, këngët e vallet, ritet e gëzimit e të hidhërimit e deri te martesat e përbashkëta e deri te emigrimet nga njëri vend te tjetri sipas situatave historike të kohës që janë krijuar.

Por Ballkani është i njohur në histori edhe si fuçi baruti, me shumë histori luftrash e intrigash, i ndarë e i copëtuar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.

Me rënien e murit të Berlinit, më 1989 shumë shtete të Europës juglindore, të kampit socialist u përfshinë në proceset demokratike, duke kaluar nga një sistem diktatorial në sistemin demokratik të ekonomisë së tregut. Në këtë rrjedhë historike u përfshinë ehde mjaft shtete të Ballkanit si Bullgaria, Rumania, ato të ish Federatës së Jugosllavisë etj. Kështu filloi një epokë e re, një (epokë) kohë e re me shpresa të reja e marrëdhënie të ndërshtetërore të këtyre popujeve.

Në këtë rrjedhë historike u përfshi edhe Shqipëria. Pas apo 45 vjetësh, për herë të parë, u hapën portat e hekurta midis vendeve Ballkanike; pas 45-vjetësh, u mundësua që të shikoheshin motra me vëllanë, prindërit me fëmijët e tyre, të afërmit me njëri-tjetrin etj., edhe ata që ishin jo më larg se 45-vjetësh filloi komunikimi i ndërsjelltë i qytetarëve të vendeve Ballkanike.

Siç dihet, kalimi nga një sistem në tjetrin në Shqipëri, kaloi nëpërmjet proceseve pa luftë. Edhe Maqedonia, shkëputjen e saj nga Federata e Jugosllavisë ndryshe nga shtetet e tjera të kësaj federate e kaloi pa gjakderdhje dhe pa luftë. Po kështu dhe Bullgaria…

Duke patur këto vende të Ballkanit një pikësynim të përbashkët integrimin në Bashkimin Evropian dhe Nato, dhe reformat që kryejnë janë të ngjashme e të përbashkëta. Ato synojnë drejt bashkëpunimit bilateral të shteteve të Ballkanit me njëri-tjetrin në të gjitha sferat e jetës dhe në të gjitha nivelet.

Rruga për në Evropë jep shumë shanse, por edhe detyra për të realizuar reforma të vështira, ngandonjëherë edhe të dhimbshme.

Të gjitha shtetet në planin e brendshëm përpiqen të realizojnë me ligje marrëveshje të tilla të cilat garantojnë të drejtat e etnive dhe të pakicave që jetojnë aty.

Në këtë kuadër të respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe etnive (dhe të pakica) në përgjithësi, veç ligjeve kushtetuese për të drejtat e tyre, veç shtypit të lirë e të pavarur në Shqipëri, janë krijuar institucione si Komitete Shtetëror i Minoriteteve pranë Kryeministrisë, janë krijuar shoqata të ndërsjellta të miqësisë si ajo me Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë etj… që ndikojnë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale me qëllimin e përbashkët për t’u bërë pjestare të familjes së madhe evropiane.

Integrimi euroatlantik i vendeve të Ballkanit dhe futja në BE do të ndikojë mjaft për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë. Mjaft shtete të Ballkanit kanë nisur procedurat për anëtarësimin në BE, edhe Shqipëria pret ftesën në qershor për anëtarësimi nnë këtë bashkim.

Projektet e përbashkëta si Ambo, Korridori 8, apo gazësjellës Tap, si dhe realizimi i lidhjes kabllore 400 kë të linjës së dytë të tensionit të lartë e tyre, flasin për një bashkëpunim të ngushtë midis vendeve tona. Por ka e mjaft projekte të një niveli më të ulët midis dikastereve dhe institucioneve të ndryshme të ndërsjellta. Por ka edhe “projekte” të pashkruara, që vini si rezultat i lëvizjes së lirë të popullsisë siç janë ato të pushuesve, ku mjaft qytetarë shqiptarë vijnë për pushime në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Turqi, Greqi e gjetkë, por ka edhe mjaft qytetarë të këtyre vendeve, që i kalojnë pushimet e tyre në brigjet e bukura të bregdetit të Shqipërisë. Gjithashtu janë bërë gjatë këtyre viteve të demokracisë edhe dhjetrae dhjetra martesa të ndërsjellta.

…Koha sugjeron projekte të reja dhe shpresa të reja.