Vuçiç sot në Gjermani, darkë pune me kancelaren Merkel. Çfarë do diskutohet

440
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të bisedojë gjatë ditës së sotme në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Nga kabineti i zonjës Merkel është njoftuar se takimi do të zhvillohet përmes një darke pune, gjatë së cilës do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale në rajon dhe çështjet ekonomike.
Takimi i fundit ndërmjet zonjës Merkel dhe zotit Vuçiç është mbajtur më 27 shkurt në Berlin dhe një nga temat e diskutimit atëbotë ishte marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Serbisë nga ana e tij ka paralajmëruar se deri më 20 prill, do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarët ndërkombëtarë, në lidhje me Kosovën.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga dhjetë komunat me shumicë serbe, i kanë dhënë Prishtinës zyrtare afat deri më 20 prill për të themeluar Asociacionin e Komunave. Në këtë kundërtën, ata kanë thënë se do ta shpallin Asociacionin në formë të njënshme.
Sigal