Vuçiç: Në Kosovë mund të hyj edhe pa lejen e qeverisë së Kosovës, por…

549
Kryeministri i Serbisë dhe Kandidati i koalicionit qeverisës për President të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se dëshiron që gjatë fushatës zgjedhore ta vizitojë Kosovën.

Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë edhe pa lejen e Qeverisë së Kosovës, por ka theksuar se “nuk do të kishte kuptim” dhe nuk dëshiron “t’u shkaktojë probleme” serbëve të Kosovës.

Vuçiç ka shtuar se në Kosovë mund të hyjë edhe “përmes vendkalimeve alternative”.

Këto deklarata Vuçiç i ka bërë gjatë përurimit të stadiumit në Novi Pazar, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Duke folur për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se Beogradi dëshiron që ai proces të vazhdojë dhe e ka akuzuar Prishtinën se po kërkon arsye të mos vazhdojë dialogun.

“Pala tjetër vetëm kërkon arsye dhe justifikim që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Vuçiç ka folur përsëri për çështjen e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se nuk e kupton përse “Presidenti i Kosovës insiston dhe i ngutet kaq shumë për formimin e të ashtuquajturës ushtri”.

Në pyetjen se a pret ndihmë nga BE-ja rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i regjistrojë si prona të Kosovës pronat e paluajtshme të ish-Jugosllavisë, të Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Brukseli duhet ta sqarojë këtë çështje.

“Është koha që edhe BE-ja të sqarojë nëse ka diçka të vërtetë apo jo, rrjedhimisht nëse dikush e ka shkelur marrëveshjen apo jo”, është shprehur Vuçiç
Sigal