Vritet në Los Angeles reperi Nipsey Hussle

381
Sigal

Reperi amerikan Nipsey Hussle është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles, ku mbetën të plagosur edhe dy të tjerë. Lajmin e bën të ditur policia, raporton Cnn.

Albumi i tij i parë, ‘Victory Lap’ u nominuar për Grammy Awards muajin e kaluar së bashku me Travis Scott, Pusha T dhe Mac Miller.

Në 2010 muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, kishte themeluar shtëpinë diskografike All Money In dhe vitin e kaluar kishte hapur dyqanin e tij të veshjeve në Los Angeles me markën Marathon Clothing.

Hussle do të takonte sot shefin e policisë së Los Angeles, Michael Moore, për të diskutuar se si të ndalonin dhunën mes bandave ne metropolin amerikan.

Mesazhi i tij i fundit në Twitter shkruante: ‘Të kesh armiq të fortë është një bekim’.