Vriten 11 adoleshentë në Meksikë

497
Dy vjet pas vrasjes makabre dhe misterioze të 43 studentëve, në Meksikë shënohet tragjedia e radhës. 11 adoleshentë 15 vjeçarë janë vrarë nga persona të panjohur gjatë një feste ditëlindje në Guerrero, shteti më i dhunshëm i Meksikës dhe i njohur për kartelet e drogës.
Ka përfudnuar në tragjedi një festë ditëlindje në shtetin Guerrero të Meksikës. 11 adoleshnte, 15 vjeçarë, janë vrarë dhe masakruar nga pesona të armatosur e të panjohur gjatë festës ku njëri prej të rinjve celebronte 15-vjetorin.
Guvernatori i Guerreros, Hector Astudillo tha se policia shkoi menjëherë në zonë, por është ndeshur me rezistencën e personave që kanë hapur zjarr ndaj forcave të rendit. Ngjarja vjen një ditë pasi familjarët përkujtuan vrasjen makabre të 43 studenteve 2 vjet më parë po në Guerrero, një prej shteteve më të dhunshmëm të Meksikës. Asnjë person nuk është arrestuar për asnjë nga ngjarjet, teksa vendi është ndeshur shpesh me protestat e prindërve të zemëruar dhe të lodhur nga dhimbja.
E përditshmja “La Jornada” shkruan se të paktën 324 perona janë vrarë në Guerrero që nga mesi i tetorit deri në dhjetorin e 2015, ngjarje këto të lidhura me trafikun e drogës. Guerrero është i njohur për kartelet e drogës dhe dhuna është intensifikuar shumë gjatë mujave të fundit në rajon. Presidenti i vendit, Enrique Pena Nieto u ka hapur luftë trafikantevë të drogës që prej ardhjes në pushtet, por shifrat janë sërish të frikshme. Sipas statistikave zyrtare, 17 mijë vrasje janë shënuar në vitin 2015 dhe 15,653 në vitin 2014.
Sigal