Kamera trupi për policinë/ Tahiri: Instrument antikorrupsion

462
Në dy vjet janë proceduar penalisht 2 mijë punonjës policie për shkelje të detyrës dhe abuzim me paligjshmërinë. Këtë shifër e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në prezantimin e projektit për kamerat e trupit të punonjësve të policisë.
Tahiri: Me kamerën e trupit polici nuk bëhët as pre e korrupsionit dhe as të bëjë favore në emër të kujdo që mund të shkelë ligjin
Për 2 vjet janë gati 2 mijë punonjës policië në procedim penal dhe për procedim disiplinor për moszbatim të detyrës, vepra korruptive, abuzim me paligjshmërinë. Kjo tregon si e gjetëm policinë e shtetit, por tregon edhe gatishmërinë tonë. Ky është një standard sigurie
Kamera do të shërbejë në parandalimin e sjelljeve të punonjësve të policisë, por edhe në transparencë. Është instrumenti më i fuqishëm anti korrupsion. Ky instrument na ve përpara përgjegjësisë për të ndërtuar besimin e qytetarit tek policia e shtetit.
Sigal