Vrau dy protestues të “BLM” / Shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

197
Sigal

Një adoleshent amerikan që vrau dy protestues të “Black Lives Matter” u shpall i pafajshëm nga juria gjatë procesit gjyqësor ku u vetëmbrojt pa avokat.

Kyle Rittenhouse, 18 vjeç vrau dy vetë dhe plagosi një tjetër në rrugët e Kenoshas në Wisconsin më 25 gusht të vitit të kaluar.

Gjatë procesit gjyqësor, ai u mbrojt duke deklaruar se qëlloi ndaj protestuesve pasi u ndje i kërcënuar për jetën, ndërsa prokurorët thanë se adoleshenti “e kishte kërkuar vetë ngatërresën me protestuesit”.

Në gusht të vitit të kaluar trupat e gardës së Wisconsin u nxorrën në rrugë për të garantuar sigurinë dhe rendit.

Rittenhouse u përball me pesë akuza, përfshi vrasje me dashje, që në rast se do të shpallej fajtor do ta linte pas hekurave për gjithë jetën.

Vendimi u dha nga një juri me 12 anëtarë, e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra. Juria doli në këtë përfundim pas më shumë se tre ditësh kohë për vendimmarrje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të protestave që shpërthyen në Kenosha pas vrasjes nga ana e policisë të Jacob Blake, një afro-amerikan. Rittenhouse udhëtoi nga qyteti i tij i lindjes, Ilinois për në Kenosha i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike me qëllim të mbronte pronat.

Ai qëlloi për vdekje oseph Rosenbaum, 36 vjeç, Anthony Huber, 26 dhe plagosi 27-vjeçarin Gaige Grosskreutz.

Adoleshenti tha se po përpiqej që të mbronte komunitetin dhe reagoi pasi u sulmua nga protestuesit. Prokurorët nga ana tjetër vunë në pikëpyetje faktin që Rittenhouse kishte udhëtuar në një qytet tjetër për të mbrojtur pronat që as nuk i kishte të vetat.