Vrau bashkatdhetarin në mes të rrugës pas sherrit në lokal, drejtësia italiane 12-vite burg për shqiptarin

277
Sigal

Drejtësia italiane ka dënuar me 12 vjet burg shqiptarin, Donald Rushiti, 26-vjeç, pasi akuzohet për vrāsje.

Mediat fqinje shkruajnë se Donaldi, i njohur më se shumti si ‘Doni’ mesnatën e 21 tetorit të vitit 2017 ka qëlluar për vdekje Shpëtim Frashërin, 39 vjeç.

Në atë kohë u shpallën në kërkim Rushiti dhe si bashkëpunëtorë të tjerë të vrāsjes, që janë ende në kërkim Hasim Murataj, Cerciz Banushi dhe Sabri Brakaj.

Më pas ‘Doni’ u arrestua në Tiranë, në vitin 2018, ku dhe ishte fshehur dhe u ekstradua drejt Italisë, ku mori dhe dënimin.

Ngjarja e rëndë në 2017

Víktima, Shpëtim Frashëri sipas hetimeve të autoriteteve italiane menaxhonte një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis, Torino.

Mbrëmjen e krímit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq të panjohur, kishte pasur një përplasje me fjalë me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, një lokal 24-orësh.

Pas daljes nga bari, Frashëri, u ndoq nga të rinjtë dhe në mes të rrugës, e qëlluan atë me një armē zjarri pistoletë me kalibër 45.

Avokati mbrojtës i Rushitit, Enrico Calabrese, pohoi se i riu, i pashkolluar, ishte përfshirë në atë mosmarrëveshje dhe ishte përpjekur të mbrohej, por ky argument nuk i hyri në punë para trupës gjykuese.