Vrasja që tronditi Greqinë, del fotoja e pilotit në oborrin e burgut të Korydallos

198
Sigal

I rehatuar, plotësisht i vetëdijshëm dhe i ftohtë në burgun Korydallos, piloti 32-vjeçar duket se është përshtatur plotësisht me jetën e tij të re prapa hekurave.

Burimet theksojnë në protothema.gr se Babis Anagnostopulos, pas izolimit, ka thënë se për të është sikur të ishte kthyer në shtëpi. Vrasësi i 20-vjeçares e ndan qelinë me dy të dënuar të tjerë, ndërsa ndodhet në zonën e cilësuar si VIP.

Ai kërkoi që të angazhohet me punë në burg në mënyrë që të kalojë ditën e tij, por edhe për të treguar sjellje të mirë.

Ndërkohë, në mediat greke është publikuar edhe fotoja e parë e pilotit në ambientet e burgut të famshëm.

Në foton e publikuar nga televizioni Star ai shfaqet pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e tij në krahun e gjashtë të të burgut .

Me sa duket, ai është duke qëndruar pranë një tavoline. Ka veshur pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Ka vendosur duart në mes dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.