Vrasja e Devi Kasmit/ Speciali grek flet në gjyq: Më rrezikohet jeta, ja pse erdha në Shqipëri

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi pretendimet e grekut Eftimius Eftimiu, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit.

Në seancën e sotme greku Eftimiu mohoi përfshirjen në ngjarje, duke thënë se nuk ka lidhje me atë që akuzohet.

Sigal

Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.

Më tej, speciali grek, i dyshuar si personi që vrau Kasmin, shprehu ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, duke thënë se ai ndihej i pasigurt për jetën.

Gjatë seancës së zhvilluar dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të vrasjes.