Von Der Leyen në Kosovë, nis takimi me Kurtin në godinën e qeverisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Bëhet me dije se takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në godinën qeveritare në Prishtinë.

Që nga data 23 tetor, Von der Leyen ka nisur nga Shqipëria një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu Von der Leyen ka vizituar Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Sigal

Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, gjatë vizitës së saj në Beograd. Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Disa ditë më parë, Von der Leyen vizitoi dhe Tiranën ku tha se zgjerimi i Bashkimit Europian është prioritet i saj edhe në mandatin e të dytë.