VIDEO/ Si u sulmua Policia e Kosovës në veri, Serbia po fsheh autorin

619
Një person me xhaketë të kaltër dhe një kapele në kokë është autori, i cili goditi njërin nga pjesëtarët e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, gjatë përpjekjes së djeshme për të hyrë në sallën ku ndodhej Marko Gjuric.
Mediat serbe shkruajnë se personi në fjalë është dërguar në një lokacion të fshehtë në Serbi, pasi është në kërkim nga Policia e Kosovës për sulm ndaj zyrtarit të tyre.
“Lokacioni i tij aktualisht është një sekret i mbajtur rreptësisht dhe ndodhet në territorin e Serbisë qendrore”-tha një burim për median serbe Telegraf.rs.
Tensioenet e djeshme në veri të vendit ndodhen pasi Marko Gjuric nuk respektoi ndalesën për të hyrë në Kosovë.
Sigal