VIDEO/ Pamje të frikshme në automobilizëm, piloti shpëton për mrekulli

525
Nuk ka shkuar ashtu siç e kishte parashikuar gara e njohur si “6 Orët e Spa-Francorchamps” në Belgjikë për pilotin Matevos Isaakyan.
Në një moment gjatë garës kamerat treogojnë makinën e pilotit e cila ngrihet në ajër duke bërë dy rrotullime 360 gradë dhe që përfundon duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Oficerët e sigurisë raportuan pikërisht ngritjen e beftë që pësoi automjeti, që u ndal vetëm pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.
Isaakyan u dërgua menjëherë në një qendër mjekësore për kontrollet rutinë, por për fat të mirë ia hodhi pa lëndime.
Sigal