VIDEO/ Nuk mbajti premtimin për rregullimin e rrugës, fermerët tërheqin zvarrë kryetarin e komunës

530
Sigal

Një kryetar komune në jug të Meksikës është lidhur mbrapa një kamioni dhe është tërhequr zvarrë nëpër fshat.

Jorge Luis Escandón Hernánde u lirua nga policia, ndërsa u arrestuan 11 persona për ngjarjen.

Ky ishte sulmi i dytë që ai pësonte nga fermerët, që kërkuan që ai të përmbushë premtimin e tij për për të rregulluar një rrugë lokale.

Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur ata refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale, por është më pak e zakonshme që ata të sulmohen për premtimet e tyre për fushatë.

Videoja e marrë nga kalimtarët jashtë zyrës së kryetarit të komunës tregoi një grup burrash duke e tërhequr atë nga ndërtesa dhe duke e lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Escandón tha se ai do të ngrejë akuza për rrëmbim dhe përpjekje të vrasjes.