VIDEO/ Ministri britanik mbërrin 2 minuta me vonesë në sallë: Më vjen turp, jap dorëheqjen!

579
Dy minuta vonesë ishin të mjaftueshme që ministri britanik i Departamentit të Zhvillimit Ndërkombëtar të japë dorëheqjen. Ndoshta do t’ju duket e habitshme por Lord Michael Bates ka mbërritur 2 minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve dhe kjo gjë i është dukur shumë e turpshme duke dhënë kështu dorëheqjen.
Ministri nuk kishte arritur në kohë dhe nuk ndoghej në sallë kur opozita kishte bërë një pyetje në drejtim të tij. Në momentin që mori fjalën ai i është drejtuar kryetares së Dhomës së Lordëve, Ruth Lister, të cilës i ka kërkuar falje për vonesën dhe ka dhënë menjëherë dorëheqjen.
“Ju kërkoj falje që u tregova i paedukatë dhe nuk isha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes. Në pese vjet për mua ka qenë privilegj t’iu përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë. Unë gjithmonë kam besuar se duhet të ngremë nivelin e mirësjelljes dhe respektin për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Më vjen turp që nuk isha në vendin tim për t’u përgjigjur dhe për këtë arsye i ofroj Kryeministres dorëheqjen menjëherë. Dorëheqja e ministrit u refuzua nga një kor i njëzëshëm një sallë që janë thanë të gjithë. ‘Jo’. Gjithashtu edhe Kryeministja Tereza Theresa May nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit.
Sigal