VIDEO/ I zhdukur prej 12 vitesh, qeni gjen sërish pronarët e tij: Shihni momentin emocionues kur…

181
Sigal

Një qen është ribashkuar me pronarët e tij në Kaliforni pasi ishte zhdukur për 12 vjet.

Sipas mediave të huaja, Zoey ishte hedhur nga një automjet në një pronë rurale pranë Stockton dhe u gjet nga dikush që thirri policinë, duke thënë se ai dukej i vjetër dhe iëmu srë.

Një oficer i shërbimit të kafshëve skanoi mikroçipin e qenit dhe zbuloi se ai ishte zhdukur që nga viti 2010.

“Unë definitivisht nuk e prisja që kjo të ndodhte ndonjëherë, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha pronarja e Zoey, Michelle.

Zoey ishte zhdukur për kaq shumë kohë sa që kompania e mikroçipëve e kishte listuar atë si të ngordhur që nga viti 2015, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Joaquin.

Qeni u gjet rreth 60 milje nga vendi ku ai ishte zhdukur në vitin 2010, nga shtëpia e familjes së tij në Lafayette.