VIDEO/ U bllokua nga orteku, hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth

187
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se pas një pune disa orëshe është hapur aksi rrugor Qafë Thore – Theth. Tashmë rruga për në fshatin turistik të Thethit është i kalueshëm, ndërsa prej disa orësh qëndronte i bllokuar për shkak të rënies së ortekëve.

Lidhur me hapjen e këtij aksi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke thënë se pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth.

Postimi i Ramës

Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth
Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa probleme edhe në kulmin e dëborës.