VIDEO/ Edhe 4 anije me drithëra dhe vaj luledielli nisen nga portet ukrainase

62
Sigal

Edhe 4 anije që transportojnë drithëra dhe vaj luledielli, janë nisur nga portet ukrainase në drejtim të korridoreve të sigurta detare.

Miliona tonelata drithëra kanë mbetur në Ukrainë nga fillimi i luftës, gjë që solli mungesën e tyre dhe ngritjen e çmimit të bukës në vende tjera të botës.

Por, javën e kaluar anija e parë me drithërat ukrainase u nis drejt Turqisë në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara.

Dërgesa e re me katër anije është nisur sot nga porti i Odesas dhe Chernomorsk, duke kaluar përmes Bosforit deri në Turqi, ku do të kontrollohen mallrat në kuadër të marrëveshjes.

Pas inspektimit, dy prej tyre do të qëndrojnë në Turqi, derisa tjerat do të lëvizin drejt Italisë dhe Kinës. E një anije tjetër e zbrazët ka marrë leje për lundrim në Ukrainë me qëllim që të mbushet me drithëra.

Sipas marrëveshjes që e ndërmjetësoi, Turqia dhe Kombet e Bashkuara gjatë muajit të kaluar, Rusia është pajtuar që të mos i sulmoj anijet që janë tranzit – derisa Ukraina është zotuar se anijet do të lundrojmë përmes ujërave të minuara.

Kjo marrëveshje zgjat 120 ditë dhe mund të ripërtërihet nëse të dy palët pajtohen për një gjë të tillë.