Siguria në plazhe/ Policia e Vlorës në aksion pas ngjarjes tragjike në Himarë, bllokohen dy “Jet ski” dhe një gomone

110
Sigal

Policia kufitare ka bllokuar ditën e djeshme tre mjete të tjera lundruese, një gomone dhe dy “Jet ski”.

Ndërkohë janë marrë masa administrative edhe ndaj pronarit të një prej mjeteve, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”. Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës.

Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i 2 mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion, si dhe për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Vlorë.