VIDEO/ E habitshme, ja si ishte Toka, 2.4 miliardë vite me parë

1576
Sigal

Toka ishte një lumë i lashtë ujor deri  2.4 miliard vjet më parë kur pjesa tokësore dominoi mbi oqeanet duke transformuar planetin, thonë ekspertët.

Para kësaj ngjarjeje, Toka kishte një mantel të butë që nuk mund të mbështeste vargmalet e mëdha.

Por,  ndërsa manteli po tërhiqej, toka u shfaq dhe klima e planetit dhe aftësia për të mbështetur jetën e ndërlikuar u transformuan.

Përplasjet tokësore që u ngritën nga oqeanet krijuan vargmalet e para dhe ultësirat.

Rreth 2.7 miliard vjet më parë, Toka formoi super-kontinentin e parë të saj-Kenorland.

Shkencëtarët më parë mendonin se toka u shfaq gradualisht midis 1.1 dhe 3.5 miliardë vjet më parë.

Temperaturat në sipërfaqe kur toka e re doli nga deti do të kishin qenë me disa dhjetra gradë më të nxehta se sot.

Në atë kohë, ndryshimet dramatike në klimën tonë shkaktuan krijimin e jetës në Tokë, zbuluan shkencëtarët.

Forma të thjeshta të baktereve që lulëzonin vetëm në ujë u zëvendësuan nga algat më komplekse, bimët dhe kërpudhat.

Një sipërfaqe e shkëlqyer, e siguruar nga tokat në zhvillim, do të pasqyronte dritën e diellit përsëri në hapësirë.