Të lindurit pas vitit 2008 nuk do të munden kurrë të blejnë cigare në këtë shtet

182
Sigal

Zelanda e Re njoftoi se do ta ndalojë duhanin për gjeneratën e ardhshme, në mënyrë që ata që janë aktualisht 14 vjeç e poshtë të mos jenë kurrë ligjërisht në gjendje të blejnë duhan.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Legjislacioni i ri nënkupton se mosha e ligjshme e pirjes së duhanit do të rritet çdo vit, për të krijuar një brez pa duhan, tha të enjten ministrja e shëndetësisë Dr. Ayesha Verrall.

“Kjo është një ditë historike për shëndetin e popullit tonë,” tha ajo.

Qeveria njoftoi rritjen e moshës së bashku me masat e tjera për ta bërë duhanin të papërballueshëm dhe të paarritshëm, një përpjekje për të arritur qëllimin kryesor: një vend tërësisht pa duhan brenda katër viteve të ardhshme.

Masa të tjera përfshijnë uljen e sasisë së ligjshme të nikotinës në produktet e duhanit, mbylljen e dyqaneve ku shiten ligjërisht cigaret dhe rritjen e financimit për shërbimet e varësisë.