VIDEO/ Alarmohet Franca: Bërtiti “Allahu Akbar” dhe…

449
Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit derisa bërtiti “Allahu Akbar”. Ky burrë ka goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse. Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë, derisa sulmuesi besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik. Pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, ky burrë është arrestuar, por derisa është futur në veturën e policisë bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”. “Ishim duke biseduar në rrugë kur ky burrë filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar. Dyshohet se ky burrë ishte liruar në prill të këtij viti nga spitali psikiatrik.

Sigal