VIDEO/ 6 të vdekur në një qendër tregtare në Kiev, shihni momentin kur gjithçka bëhet ‘shkrumb e hi’ nga shpërthimi

Kievi assesi të çlirohet nga sulmet ajrore dhe granatimet ruse, ku gjatë mbrëmjes së kaluar ishte sërish objektiv i bombardimit.

Edhe kësaj radhe rusët nuk kanë zgjedhur caqet – pra goditën një qendër tregtare e cila u bë shkrumb e hi nga shpërthimi i fuqishëm, që erdhi si pasojë e raketa që ranë mbi të.

Sigal

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur raketat godasin qendrën tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, dhe më pas i tërë qielli shndritet nga shpërthimi i fuqishëm.

Megjithatë, ukrainasit assesi nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, madje po e kundërshtojnë fuqishëm ushtrinë e Vladimir Putinit, i cili vazhdimisht po hedh bomba mbi civilë.