Vendimi i radhës nga Trump, do të shkurtojë fondet e OKB-së me 50%

410
Presidenti Donald Trump po kërkon nga Departamenti i Shtetit që të shkurtohen fondet e OKB-së me 50%, sipas një raporti të publikuar të martën.

Lajmi vjen vetëm dy ditë para se Shtëpia e Bardhë pritet të zbulojë një buxhet ku thuhet se do të zvogëlojë fondet e Shtëpisë së Bardhë me 37%.

Prerja e financimeve amerikane të OKB-së do të jetë pjesë e reformimit të përgjithshëm të fondeve të Departamentit të Shtetit. SHBA-ja aktualisht i ofron OKB-së rreth 1/5 e buxhetit të saj, ose afërsisht 10 miliardë dollarë në vit. Kjo ndërprerje monetare do të ndikojë në misionet paqeruajtëse, monitorimin bërthamor dhe përpjekjet e vaksinimit në mesin e programeve të tjera.

Megjithatë, revista “Politika e Jashtme” raportoi se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson do të ketë liri në përcaktimin se si do të zbatohet reduktimi.

“Ka zëra për shkurtime të mëdha në buxhetin e Departamentit të Shtetit, por ende nuk dihet se sa,” tha një diplomat amerikan.
Sigal