Vaksina e Moderna-s / Mjeku pëson reaksionin serioz alergjik pas dozës së parë

279
Sigal

Një mjek i cili është vaksinuar me Moderna ka pësuar një reaksion alergjik tepër serioz.

Mjeku, Husein Sadrzadeh, onkolog në Qendrën Mjekësore të Bostonit, pati komplikacione serioze pasi u vaksinua në fillim të kësaj jave.

“Punonjësi u injektua me vaksinën Moderna të enjten dhe pas vaksinimit po vëzhgohej nga infermierë të trajnuar “. Menjëherë pas vaksinimit, ai pati reaksion alergjik. Mjeku u dërgua në Departamentin e Urgjencës, ku u trajtua. Tashmë ai ndodhet në gjendje të mirë.

Rikujtojmë se disa persona kanë raportuar se kanë pasur reaksione alergjike pasi janë vaksinuar me Pfizer-BioNTech por ky është rasti i pari i  njohur nga Moderna.

Sadrzadeh zgjodhi të injektohej me vaksinën Moderna – në krahasim me vaksinën e Pfizer sepse vuante nga reaksionet alergjike.

“Pasi mora dozën e parë, kisha rrahje të forta të zemrës, dhe menjëherë  iu kërkova infermierëve të më kontrollonin, rrahjet e zemrës sime ishin të cilat ishin 154.

Më dhimbte trupi, më dukej sikur po më shponin me gjilpërë dhe gjuha më ishte mpirë. Ishte e njëjta ndjesi me reaksionin alergjik që kam pasur dikur.

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, tha se njerëzit që kanë reaksione të rënda alergjike mund të vaksinohen në një institucion mjekësor që ka mjetet e duhura për tu kujdesur për ta, në rast se do të kenë një reagim të rëndë.