Vajzat Yazid: Do luftojmë ISIS, ata na përdhunojnë, ne i vrasim

426
Vajzat Yazidi kanë formuar një batalion ushtarak vetëm me femra, për të luftuar kundër ISIS.
Ato janë gati të vdesin, për të luftuar Shtetin Islamik, që ka rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë mijëra persona të këtij komuniteti.
Batalioni i tyre quhet “Sun Girls” dhe pritet që ato të luftojnë në Irak.
Nëse ato do të kapen, me shumë gjasa do të përdhunohen, vriten apo do të mbahen nga ekstremistët, si skllave seksi.
Megjithatë, kjo gjë nuk e tremb një 17­vjeçare nga ky battalion, që pranon të flasë.
“Edhe sikur të më vrasin, unë do të them se jam një Yazidi”, thotë ajo.
Mijëra gra Yazidi janë rrëmbyer në Irak një vit më parë nga ana e ISIS.
Ato që kanë shpëtuar, kanë treguar se kanë duruar mizori të paimagjinueshme dhe abuzime seksuale nga ana e ekstremistëve.
Shumë prej tyre, pasi janë përdhunuar egërsisht, më pas janë detyruar që të martohen me ekstremistët.
“Ata na përdhunojnë, ne i vrasim”­ këndojnë femrat e batalionit “Sun Girls”, ndërsa stërviten për të luftuar kundër ISIS, për t’u hakmarrë dhe shpëtuar motrat e tyre. 
Sigal