Sigal

Ushtarët izraelitë thuhet se kanë plagosur të paktën 22 palestinezë në një sulm ndaj demonstruesve që ishin mbledhur përgjatë ujërave territoriale të Gazës duke protestuar kundër okupimit izraelit.

Sulmi ndodhi të hënën pasdite, kur qindra palestinezë morën pjesë në marshim kundër bllokadës bregdetare.

Burime mjekësore në Gaza kanë konfirmuar se 22 palestinezë kanë pësuar lëndime, tre prej tyre janë qëlluar me plumba normal teksa 19 me plumba gome.