Urdhër-arrest për ish-kryeministrin pakistanez

387
Një gjykatë në Pakistan ka lëshuar urdhër-arreste për ish-kryeministrin Yousuf Raza Gilani dhe për një nga ministrat e tij, Makhdoom Amin Fahim. Të dy ata akuzohen për marrjen e miliona dollarëve ryshfet në kohën kur ka qenë në pushtet. Një gjykatë anti-korrupsion ka urdhëruar sot Agjencinë Federale të Hetimit që të kapë Gilanin dhe Fahimin dhe t’i sjellë ata para gjyqit më 10 shtator. Gilani, i cili ka qenë kryeministër në periudhën 2008-2012, mund në ankohet në një gjykatë më të lartë. Ish-ministri i Tregtisë, Fahim, po trajtohet nga kanceri në Britani.
Sigal