Universiteti i Miçiganit do t’u paguajë dëmshpërblim viktimave seksuale

575
Dr. Larry Nassar is escorted into court during the seventh day of his sentencing hearing Wednesday, Jan. 24, 2018, in Lansing, Mich. Nassar has admitted sexually assaulting athletes when he was employed by Michigan State University and USA Gymnastics, which is the sport's national governing organization and trains Olympians. (AP Photo/Carlos Osorio)
Sigal

Universiteti Shtetëror i Miçiganit thotë se ka arritur një marrëveshje prej 500 milionë dollarësh me qindra gra dhe vajza, të cilat thonë se ishin dhunuar seksualisht nga mjeku sportiv Larry Nasar. Ky është rasti më i rëndë në historinë e sportit amerikan.

Marrëveshja u njoftua të mërkurën nga avokatët e 332 viktimave dhe Universitet Shtetëror i Miçiganit.
Mjeku Nassar e ka pranuar fajin dhe po vuan dënimin. Ai trajtonte altetët e kampusit të studentëve, si dhe dhjetëra gjimanstë të rinj në zyrën e tij pranë universitetit.

Ai kishte një reputacion ndërkombëtar ndërsa punonte në të njëjtën kohë për organizatën “USA Gymnastics” që merret me trajnimin e gjimnastëve, shkruan voa.

Fituesit e medaljeve të arta në Lojëra Olimpike Jordyn Wiebber, Aly Raisman, Gabby Douglas dhe McKayla Moroney, thonë se kanë qënë ndër viktimat.