Udhëheqësit e botës mblidhen në Francë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Zhak Shirakut

462
Sigal

Rreth 30 udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, u mblodhën sot, të hënën, në kryeqytetin e Francës, për funeralin e ish-Presidentit Zhak Shirak, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 86 vjeçare.

Nderimet ushtarake do të mbahen për Shirakun në “Hotel des Invalides” në qendër të Parisit, para se arkivoli i tij të dërgohet për procesionin në kishën e Shën Sulpice.

Atje, krerët e shteteve dhe të qeverive do të bashkohen me personalitetet e Francës në një ceremoni funerali. Më vonë, Presidenti francez Emanuel Makron do të presë liderët që kanë ardhur në një drekë në Pallatin Elize.

Të tjerë udhëheqës botërore që marrin pjesë në këtë ceremoni janë ish Presidenti gjerman Franc Valter Shtajmajer, Kryeministri libanez Saad al-Harriri dhe Presidenti i KE, Zhan Klod Junker, sipas Pallatit Elize.

Shirak do të varroset në varrezat e Montparnasit në Paris, pranë vajzës së tij Laurens, që vdiq në vitin 2016.