U vranë nga rreshteri i policisë, shqiptarja dhe dy fëmijët të saj do të varrosen sot në SHBA

36
Sigal

Shqiptarja Ornela Morgan, e cila u vra nga burri i saj së bashku me dy djemtë në SHBA do të varrosen të premten në Massachusetts.

Ornela Morgan, 43 vjeçe dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç dhe Liam, 10 vjeç, u gjetën të vdekur në 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New City.

Bashkëshorti i Ornelës, Watson Morgan, një rreshter policie në Bronxville, 49 vjeç, ishte autori i krimit të rëndë, ku pasi vrau gruan dhe dy fëmijët më pas i dha fund edhe jetës.

Dje nga ora 16.00-19.00 në Kishën e Shën Franceskut janë zhvilluar homazhe në ndër të nënës shqiptare dhe dy fëmijëve të saj, ndërsa sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Ndërkohë mediat në SHBA kanë publikuar edhe disa foto, ku dhjetëra qytetarë të zonës, të afërm dhe familjarë mes lotësh kanë zhvilluar homazhe edhe në datën 3 janar.

Ngjarja

Një rreshter i policisë së New Yorkut vrau gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tij e më pas veten. 4 anëtarët e familjes u gjetën të vdekur më 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York.

Oficerët e policisë gjetën të vdekur Watson Morgan, 49 vjeç, gruan e tij shqiptare Ornela Morgan (Rora) nga Korça, 43 vjeç dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan pak pas mesnatës së 30 dhjetorit, në shtëpinë e familjes në New City, në periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.