U gjet i pajetë nga pronari, ekzekutohet me dy plumba në kokë emigranti shqiptar në Greqi

285
Sigal

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë, në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kavala të Greqisë, ku është gjetur i vrarë shqiptari 58-vjeçar.

Ai punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur nga pronari i tij, i cili fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.

Më pas, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë në kokë. 58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavalas, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së tij.