Turqia mbështet sulmet amerikane kundër Sirisë: T’i jepet fund barbarizmave

485
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, ka deklaruar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi bazën ajrore të forcave të Bashar al-Asadit në Siri, se një hap i tillë paraqet një veprim kundër barbarizmit të cilin forcat besnike të Asadit e kryejnë kundër popullit të Sirisë.
“Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare do të duhet të marrë qëndrim të qartë kundër barbarizmave të regjimit të kryesuar nga Asadi, deri në atë pikë në të cilën, ai nuk do të mund të dëmtoj popullin e tij. Nga këtu e vlerësojmë si të detyrueshëm dënimin e Asadit në nivel ndërkombëtar”, tha Kurtulmus.

Sipas tij, barbarizmi i Bashar al-Asad duhet të ndalet menjëherë.

“Shpresoj se ky operacion do të kontribuojë në vendosjen e paqes në Siri. Njerëzit e përvuajtur në Siri kanë nevojë për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, kjo është kërkesa më e rëndësishme”, tha Kurtulmus.

Mëngjesin e sotëm, Pentagoni njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur me 59 raketa tip ”Tomahawk” një bazë ajrore të ushtrisë siriane, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është përdorur për të kryer sulmin vdekjeprurës kimik të martën në të cilin mbetën të vdekur 84 persona, nga të cilët 27 fëmijë.
Sigal