Turqia e quan Izraelin “shtet terrorist”: Jeruzalemi iu përket palestinezëve

307
Sigal

Turqia ka hedhur akuza të forta ndaj Izraelit, ndërsa luftimet me palestinezët janë intensifikuar ndjeshëm.

Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay është shprehur se Izreali është kthyer në një shtet terrorist.

Ai kërkoi dhënien fund të konfliktit, ndërsa theksoi se Palestina është një shtet i lirë dhe se Izraeli nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar këtë.

“Shteti i Izraelit për fat të keq është kthyer në një shtet terrorizmi. Unë shpresoj që kjo shtypje të marrë fund. Çfarëdo që ata të bëjnë, toka palestineze dhe Mesxhid al-Aksa u përkasin muslimanëve, palestinezëve. Jeruzalemi u përket palestinezëve dhe Palestina do të marrë vendin e saj të duhur si një shtet i pavarur. E gjithë bota duhet ta respektojë këtë. Unë them posaçërisht për botën islame, ne jemi përgjegjës për të bërë atë që është e nevojshme, jo për të dënuar. Prandaj, uniteti dhe solidariteti në botën islame fatkeqësisht nuk është në nivelin e dëshiruar.  Shpresoj që Fiter Bajrami të çojë në zgjimin, ringjalljen tonë dhe unitetin dhe solidaritetin brenda vetes.”

Benjamin Netanyahu ka refuzuar sot kërkesën për armëpushim nga Hamas, teksa Izraeli po dislokon trupat e këmbësorisë pranë kufirit të Gaza.